Komunikatë zyrtare e Interit, Lukaku humb derbin dhe Bayernin

by admin
Spread the love

Janë shuar shpresat e Interit për të parë në fushë në Derbin e Milanos Romelu Lukakun. Sulmuesi zikaltër ka pësuar një dëmtim muskular dhe nuk do të jetë në gjendje të luajë në fundjavë përballë rivalëve të përjetshëm.

Pas konfirmimeve zyrtare për dëmtimin e Lukakut e sigurt është edhe mungesa që Lukaku do të ketë në sfidën e Champions League përballë Bayern e programuar më 7 shtator. Belgu nuk do të jetë në gjendje as për sfidën e radhës ndaj Torinos.

Ndërkohë që në dyshim të fortë është edhe rikuperimi i tij për sfidën e dytë të Champions League përballë Victoria Plzen. Për këtë arsye Simone Inzaghi duhet të bëjë llogaritë pa sulmuesi belg të paktën në 4 takimet e ardhshme të Interit. /oversport.tv

Foto: Inter, Twitter

You may also like