Komshinjtë e kujt do çmenden këtë natë

by admin
Spread the love

Javët e fundit është përfolur shumë për një rikthim mes Borës dhe Donaldit, pasi ky i fundit i dha direkt fund lidhjes me Triksën sapo mbaroi finalja e Big Brother Vip më 18 shkurt.

Por duket se Triksa nuk e ka pritur mirë këtë lajm. Së shpejti ajo do të promovojë këngën e re dhe me atë rast, hodhi dhe një thumb tjetër për Borën dhe Donaldin.

Në llogarinë e saj në Tëitter, Beatrix shpërndau shprehjen e komentit të saj të vjetër në postimin e Borës dhe Donaldit (kur ata u ritakuan brenda BBV ndërsa Beatrix ende nuk ishte bërë banore).

“Komshinjtë e kujt do çmenden këtë javë?”- shkruan Trixa në postim. Për ata që nuk e kujtojnë, e mbani mend kur Donaldi shkëmbeu puthjen e famshme me Borën në BBV?

Një nga shumë komentet që mori Bora ishte dhe ai i Triksës që shkruante se i cmëndi komshinjtë  e saj duke bërtitur nga gëzimi që u puth Donaldi me Borën, pastaj e dimë të gjithë cfarë ndodhi kur ajo u fut vetë në shtëpinë e famshme.

Mirëpo publiku nuk e ka pritur edhe aq mirë këtë deklaratë të fundit të Triksës, duke e kritikuar se po përdor diçka të pahijshme për të tërhequr vëmendjen për interesat e saj.


You may also like