Komplikohet rinovimi i Koulibaly, Barcelona “fut hundët” për mbrojtësin

by admin
Spread the love

Napoli do të udhëtojë në Barcelonë për t’u ndeshur me katalanasit në Camp Nou për Europa League. Të dyja ekipet kanë për qëllim fitoren, por Barcelona do të fitojë edhe një lojtar nga Napoli.

Sipas asaj që raporton La Gazzetta dello Sport, drejtuesti katalanas janë vënë në lëvizje për të afruar yllin e mbrojtjes Kalidou Koulibaly. Edhe pse mediat italiane kanë raportuar më parë se mbrojtësi senegalez është pranë rinovimit me Napolin, ndërhyrja e Barçës mund të ndryshojë gjithçka.

Kontrata e tij skadon në verën e vitit 2023 dhe në rast se nuk rinovon çmimi i tij mund të bjerë ndjeshëm. Për rrjedhojë, Barcelona po planifikon të ofrojë rreth 40 milionë euro për mbrojtësin. Kështu, mesazhe pritet të shkëmbehen në ndeshjen ku Barcelona do të përballet me Napolin në Camp Nou. /oversport.tv

Foto: Official SSC Napoli Twitter

You may also like