Kompletohen skuadrat e plejofit në NBA

by admin
Spread the love

Miami Heat dhe New Orleans Pelicans i kanë siguruar dy vendet e fundit që dërgojnë në plejofin e ligës NBA.

Miami dhe New Orleansi i fituan ndeshjet e turneut për të siguruar këto dy vende.

Heati e mposhti Chicago Bullsin 112:91, kurse Pelicans fitoi 105:98 ndaj Sacramento Kingsit.

Pavarësisht mungesës së Jimmy Butlerit, Miami dominoi në çerekun e parë të ndeshjes dhe më pas nuk e lëshoi epërsinë.

Pelicans nga ana tjetër ishte pa yllin Zion Williamson, por ekipit i ndihmuan 24 pikët e Brandon Ingram, në fitoren ndaj Kingsit.

Miami u rendit në vendin e tetë në Konferencën e Lindjes dhe tani do të ballafaqohet me Boston Celticsin, që përfundoi i pari në stinorin e rregullt.

Ndërkohë, New Orleansi do të luajë me liderin e Konferencës së Perëndimit, Oklahoma City Thunder.

Seritë e plejofit nisin të dielën.

Butler, i cili udhëhoqi Miamin në dy finale të ligës NBA, përfshirë edhe atë të vitit të kaluar kur u mposht nga Denver Nuggets, pritet të mungojë disa javë për shkak se e ka lënduar ligamentin e gjurit.

Williamson me telashe muskulore, mund të kthehet pas dy javësh.

You may also like