Komisioni për Administratë Publike miraton Projektligjin për zyrtarët publik – Deputetët detyrohen ta pezullojnë punën e tyre në Fakultet

by admin
Spread the love

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Medie dhe Zhvillim Rajonal ka miratuar projektligjin për ndryshimin e ligjit për zyrtar publikë. Ky Projektligj u votua me vota unanime në këtë Komision, raporton Ekonomia Online.

Fillimisht, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje,
Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se bazuar në këtë dispozitë ligjore deputetët e zgjedhur
janë të detyruar të pezullojnë punën e tyre në fakultet sepse janë konsideruar
nënpunës publik.

“Projektligji për ndryshimin për zyrtar publikë
ka për qëllim ndryshimin e ligjit për zyrtar publik. Projektligji me nismën e 6
deputetëve përbëhet nga dy nene i cili nuk do të shkaktojë implikime shtesë. Si
zyrtar publik janë përcaktuar nënpunësit publik. Bazuar në këtë dispozitë
ligjore deputetët e zgjedhur janë të detyruar të pezullojnë punën e tyre në
fakultet sepse janë konsideruar nënpunës publik. Personeli akademik në marrëdhënie
pune mund të jetë në ndonjë institucion tjetër”.

“Në situatën aktuale deputetët nuk mund të kenë
më shumë se 6 orë në universitet e arsimit të lartë. Stafi akademik që merr
mandatin e deputetit shkakton problem në zëvendësimin e tij në vendin e punës.
Pasojat e lëvizjes së profesorëve i bartë vetëm institucioni publik. Kemi
konsideruar që kjo pjesë të ndryshohet dhe të trajtohet në plotëni edhe me dy
projektligje tjera. Kur të vjen si tërësi donë me shumë kohë”, tha ajo.

Përkrahje këtij Projektligji i dhanë edhe partitë opozitare. Deputeti i AAK-së Besnik Tahiri, tha se në agjendën legjislative ky projektligj është paraparë të vijë në mars në Kuvend.

“Për iniciativën në fjalë jam për dhe mendoj që ruajtja e personelit akademik është gjë shumë e madhe dhe të njëjtit ndihmojnë në procesin e akreditimit. Në agjendën legjislative ky projektligj është paraparë të vijë në mars në Kuvend. Për këtë temë mbështetjen tonë e ke. Ne kemi pasur këtë debat edhe rreth RTK-së”, ka thënë Tahiri.

You may also like