Koment live Tirana-Kukësi 0-0: Nis sfida në “Selman Stërmasi”

by admin
Spread the love

Tirana-Kukësi 0-0

38’ Ka rënë disi ritmi i lojës, që është ndalur disa herë për shkak të dëmtimeve të lojtarëve

32’ Kallaku provon nga distanca, por gjuajtja e tij ndalet nga Tafas

31’ Behiratche i afrohet golit për bardheblutë, por goditja e tij me kokë devijohet në këndore

29’ Rrezikon edhe Kukësi me Barbosën, por gjuajtja e tij pritet pa vështirësi nga Bekaj

20’ Tirana zotëron topin dhe mundohet që të zbresë me shumë forca në sulm. Por pavarësisht dominimit në fushë mungojnë rastet për shënim, pasi Kukësi mbrohet shumë mirë

17’ Tirana dominon në fushë dhe sulmon me forca të shumta në kërkim të golit të avantazhit

12’ Mundësi e artë për Tiranën, që i afrohet golit me Patrick, por gjuajtja e tij devijohet në këndore nga Tafas

8’ Lojë e bukur dhe me ritëm në “Selman Stërmasi”, Tirana është më kërkuese, ndërsa Kukësi zbret rrezikshëm në kundërsulm

5’ Tirana fiton një goditje dënimi pranë zonës së Kukësit. Kallaku godet direkt në portë, por Tafas është i vëmendshëm dhe grushton topin që po shkonte drejt rrjetës

1’ Nis sfida në “Selman Stërmasi”

Një nga ndeshjet më interesante të javës së 10-të të Superiores do të zhvillohet në kryeqytet, aty ku do të përballen Tirana dhe Kukësi. Bardheblutë kërkojnë të lënë pas krahëve disfatën përballë Erzenit, duke synuar rikthimin tek fitorja. Edhe miqtë u ndalën javën e kaluar pasi u mposhtën në shtëpi nga Egnatia, pas 3 fitore radhazi në kampionat. Kukësi synon një rezultat pozitiv në transfertën e sotme në “Selman Stërmasi”.

Formacionet zyrtare

You may also like