Koment live Laçi-Egnatia: Rast i artë për Laçin

by admin
Spread the love

Laçi-Egnatia 0-1 (Delarge46′)

86’ Mundësi e mirë për Laçin. Prenga godet me kokë në zonë, por topi përfundon jashtë

85’ Laçi kërkon me shumë forca në sulm golin e barazimit, por Egnatia mbrohet shumë mirë

79’ Rast i artë për Laçin. Babatunte kroson në zonë, Spahiu godet me kokë, por topi përfunon mbi traversë

76’ Anulohet goli për një pozicion jashtë loje të Mustës

73′ GOOOOOL EGNATIA! Sërish Delarge çon topin në rrjetë duke i dhënë avantazhin e dyfishtë Egnatias. Musta avancon bukur në zonë dhe pasimi i tij shkon te Delarge që çon më pas topin në rrjetë.

71’ Provon Ziko me kokë për vendasit, por gjuajtja e tij përfundon mbi tra

67’ Laçi ka mbyllur në gjysmëfushë Egnatian, por nuk arrin që të çajë mbrojtjen e rrogozhinasve

64’ Vukiçeviç bën tre zëvendësime njëkohësisht, sepse kërkon që të evitojë këtë humbje të papritur

55’ Goditje dënimi pranë zonës për Laçin. Provon Alla, por topi është mbi kuadrat

53’ Laçi përpiqet të reagojë pas golit të pësuar dhe është hedhur në sulm me forca të shumta. Dominimi i vendasve është i dukshëm, por mungojnë rastet e pastra për shënim

46’ GOOOOOOL Egnatia shokon Laçin. Një kundërsulm i miqve që shënojnë me Delarge

46’ Fillon pjesa e dytë në Laç

45+1’ Mbyllet pa gola pjesa e parë e sfidës Laçi-Egnatia. Kanë qenë 45 minuta të luftuara. Vendasit kanë dominuar, ndërsa miqtë kanë qenë të rrezikshëm në kundërsulm

45’ Akordohet 1 minuta shtesë

38’ Lojë e bukur në Laç, të dyja skuadrat kërkojnë suksesin, por mungojnë rastet e pastra në portat respektive

25’ Xhekson finalizon një aksion të bukur të Egnatias, por Dajsinani është në pozicion dhe pret gjuajtjen e tij

23’ Laçi ka rritur ndjeshëm lojën dhe zotëron topin. Kurbinasit mundohen të thyejnë mbrojtjen e Egnatias, që zbret rrezikshëm në kundërsulm sa herë që i jepet mundësia

19’ Mazrekaj tenton sërish nga një goditje standarde por Sherri është i vëmendshëm

16’ Delarge rrezikon për Egnatian, por goditja e tij përfundon jashtë

14’ Goditje dënimi për Laçin në hyrje të zonës. Provon Mazrekaj, por pret Sherri në pozicion

9’ Goditje këndi për laçin. Kroson Spahiu, provon Alla por gjuajtja e tij është mbi kuadrat

5’ Egnatia ka nisur më mirë takimin në Laç. Rrogozhinasit dominojnë këto minuta të para dhe mundohen që të shfaqen rrezikshëm në portën e kurbinasve

1’ Starton sfida në Laç

Laçi kërkon që të harrojë humbjen përballë Partizanit, duke kërkuar rikthimin te fitorja në sfidën e sotme kundër Egnatias. Miqtë janë skuadra e vetme e kampionatit që nuk kanë provuar akoma shijen e pikëve këtë sezon.

Formacionet zyrtare:

LAÇI – Dajsinani; Roganoviç, Alla, Velkovski, Ziko; Manellari, Turkaj, Spahiu; Adeleke, Ivkoviç, Mazrekaj. Trajner: Dejan Vukiçeviç.

EGNATIA – Sherri; Fangaj, Malota, Atanda, Kacbufi; Zejnullai, Hamzat, Medeiros; Delarzh, Xhekson, Musta. Trajner: Edlir Tetova.

You may also like