Koment live Kukësi-Laçi 0-0: Starton sfida në “Kukës Arena”

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kukësi-Laçi 0-0

7’ Gjelbrim Taipi tenton direkt portën nga një goditje standarde, por Dajsinani pret gjuajtjen e kapitenit të Kukësit

5’ Sërish Kukësi që këmbëngul në këto minuta të para, Gjelbrim Taipi tenton nga distanca por gjuajtja e tij është jashtë kuadratit

1’ Është Kukësi që jep menjëherë sinjalin e parë të kësaj sfide. Barbosa gjendet i vetëm në zonë, por goditja e sulmuesit me kokë nuk është shumë e fortë dhe pritet pa vështirësi nga Dajsinani

1’ Starton sfida në “Kukës Arena”

Kukësi dhe Laçi do të përballen në “Kukës Arena” në sfidën e fundit të këtij viti kalendarik. Vendasit po kalojnë një moment të vështirë dhe për shkak të rezultateve të dobëta kanë zbritur në vendin e fundit në renditjen e Superiores. Kukësi synon kthesën në ndeshjen e sotme, duke kërkuar tre pikët përballë Laçit. Miqtë janë në formë dhe në transfertën e sotme në Kukës synojnë fitoren e tretë radhazi në kampionat. Rikthimi i Mezanit duket se ka sjellë stabilitet në skuadrën kurbinase dhe tashmë nuk po mungojnë rezultatet pozitive radhazi. Laçi synon një tjetër sukses në ndeshjen e sotme që ti afrohet akoma më shumë zonës europiane.

Formacionet zyrtare:

KUKËSI: Halimi; Dragoshi, Ilieski, Ebert, Ndreca; Abdou, Sh.Taipi; Basa, Gj.Taipi, Haxhiu; Barbosa. Trajner: Rr.Hallaçi

LAÇI: Dajsinani; Roganovic, Velkoski, Alla, Ziko; Ujka, Borysiuk; Adeleke, Spahiu, Mazrekaj; Shkurtaj. Trajner: G.Mezani

You may also like