Koment live Kukësi-Bylis 1-0: Shënon Kukësi, Ferreira zhbllokon ndeshjen

by admin
Spread the love

Kukësi-Bylis 1-0

28’ Kukësi ka marrë zemër nga goli i shënuar, ndërsa Bylisi nuk po arrin dot që të reagojë

23’ GOOOOOOOL Kukësi shënon me Ferreiran. Goli verifikohet në VAR, për një pozicion të mundshëm jashtë loje. Pas verifikimit goli konsiderohet i vlefshëm

20’ Mundësi e mirë për Kukësin. Haxhiu kroson, Barbosa godet me kokë, por gjuajtja e tij përfundon jashtë

14’ Është rritur ritmi i lojës në Kukës, edhe miqtë kanë filluar të shfaqen rrezikshëm në sulm

9’ Mundësi e mirë për Bylisin. Esquerdinha shkëputet në të majtë të sulmit, pason në zonë për Qoshkun, që godet por gjuajtja e tij ndalet nga portieri Tafas

7’ Kukësi është më kërkues në këto minuta të para. Vendasit mundohen të zotërojnë topin, por mungojnë rastet e pastra për shënim

1’ Nis ndeshja në Kukës

Pas fitores së arritur përballë Laçit javën e kaluar, Kukësi kërkon suksesin e parë në shtëpi në sfidën e sotme kundër Bylisit. Miqtë që kanë nisur shumë mirë sezonin kërkojnë një tjetër rezultat pozitiv në transfertën e sotme.

Formacionet zyrtare

Kukësi: Tafas, Ilieski, Ferreira, Ebert, Haxhiu, Sh. Taipi, Gj. Taipi, Ndreca, Berisha, Gyasi, Barbosa. Trajner: Enkeleid Dobi

Bylis: Teqja, Trumçi, Janku, Damcevski, Loran, Maçolli, Qoshku, Anthony, Esquerdinha, Lajthia,                     Kaçorri. Trajner: Arian Bellai

You may also like