Koment live Flamurtari-Vllaznia: Rikthehet baraspesha, Fernando shënon për vlonjatët

by admin
Spread the love

Flamurtari-Vllaznia 1-1
Shënues:
Fernando 20′ / Vulaj 11

23’ Karton i verdhë për Indio. Një ndërhyrje e gabuar në mesfushë detyron gjyqtarin e takimit të nxjerrë nga xhepi kartonin

20’ GOOOOOOL FLAMURTARI. Vendoset barapsesha në Vlorë. Një top i mirë në brendësi të zonës gjen Fernandon të vetëm përballë portierit dhe çon topin në rrjetë.

17’ Flamurtari shton presionin në gjysmëfushën e Vllaznisë. Një shans i mirë nga limitet e zonës nuk përfundon në kuadrat.

11’ GOOOOOOOL Vulaj kalon në avantazh Vllazninë. Mesfushori përfiton nga një pakujdesi e mbrojtjes vendase dhe i vetëm në zonë dërgon topin në rrjetë

7’ Mundësi e mirë për Vllazninë. Provon Çoba në zonë, por goditja e tij ndalet nga mbrojtja vlonjate

5’ Minuta të qeta të stadiumin “Flamurtari”. Të dyja skuadrat studiojnë njëra-tjetrën dhe akoma nuk ka patur ndonjë shkëndijë në portat respektive

1’ Nis sfida në Vlorë

Flamurtari dhe Vllaznia do të ndeshen me njëra-tjetrën në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë. Dy skuadra që i kanë dhënë tonin futbollit shqiptar vijnë në këtë takim me ambicie të ndryshme. Shkodranët synojnë titullin në Superiore dhe Kupën e Shqipërisë, ndërsa për vlonjatët objektivi sezonal është rikthimi në elitë.

Formacionet zyrtare:

Flamurtari: Moçka, Silue, Disha, Qarri, Liçaj, Pjeshka, Yuri, Indio, Fernando, Metani, Jonatan

Vllaznia: Qarri, Gurishta, Shehi, Juriç, Hakaj, Kruja, Jonuzi, Alivoda, Çoba, Vulaj, Kaina

You may also like