Kombëtarja Shqiptare do të rikthehet në fushë më 12 tetor, programi për Çekinë

by admin
Spread the love

Kombëtarja Shqiptare do të rikthehet në fushë mbrëmjen e 12 tetorit për t’u përballur me Çekinë në “Air Albania”, me mision marrjen e një tjetër fitoreje, që do ta afronte edhe më shumë me Evropianin Gjermani 2024.

Federata Shqiptare e Futbollit ka dhënë detaje mbrëmjen e sotme, duke zbuluar se lista e futbollistëve që Sylvinho do të grumbullojë për ndeshjen me Çekinë, por edhe për miqësoren ndaj Bullgarisë 5 ditë më vonë, do të publikohet pikërisht mesditën e së premtes, më 6 tetor.

Një ditë më vonë, të shtunën në orën 11, trajneri Brazilian i kuqezinjve, Sylvinho do të dalë në një konferencë për shtypin nga ambientet e Shtëpisë së Futbollit, ku do të komentojë zgjedhjet e tij, por edhe synimet për dy sfidat.

Ndërkohë pjesa më e madhe e futbollistëve pritet të mbërrijnë në Tiranë të dielën, teksa grupi do të plotësohet në orët e para të të hënës, për t’u vënë në dispozicion të Sylvinhos për stërvitjen e parë në orën 17:00.

Vetëm tri seanca stërvitore do të mund të kryejë trajneri me grupin e futbollistëve, para se të ndajë mendjen për 11-shen me të cilën do të sfidojë Çekinë mbrëmjen e 12 tetorit. Ndërkohë, 5 ditë më vonë Shqipëria do të presë Bullgarinë në një test miqësor, ku Sylvinhio pritet t’u japë hapësirë futbollistëve që kanë luajtur më pak, por edhe ndonjë emri që mund të jetë risi në listën e tij./ Super Sport


Top Channel

You may also like