Komandanti ukrainas paralajmëron: Situata e Bakhmut është e tensionuar

by admin
Spread the love

Komandanti i forcave tokësore të Ukrainës, gjeneral-koloneli Oleksandr Syrskyi, ka dhënë një përditësim mbi atë që po ndodh rreth qytetit lindor të Bakhmut.

Ai tha këtë mëngjes se situata është shumë e tensionuar pasi forcat ruse i shtuan sulmet për të arritur rrethimin e qytetit.

Moska po përpiqet të ndërpresë linjat e furnizimit në qytet për trupat ukrainase, në një përpjekje për t’i detyruar ata të dorëzohen ose të tërhiqen.

“Megjithë humbjet e konsiderueshme, armiku hodhi njësitë më të përgatitura të sulmit të Wagner, të cilët po përpiqen të thyejnë mbrojtjen e trupave tona dhe të rrethojnë qytetin”, tha Syrskyi.

Beteja për Bakhmut është një nga më të përgjakshmet në luftë deri më tani.

Kyiv tha më herët se Rusia kishte forcuar trupat e saj në zonën përreth qytetit shumë të kontestuar, me ushtarët e saj duke zmbrapsur më shumë se 60 sulme armike.

Trupat ukrainase mbrojtën gjithashtu sulmet në fshatrat Yadhidne dhe Berkhivka, në veri të Bakhmut.


Top Channel

You may also like