Komandanti i Putin akuzohet për vrasjen e 18-vjeçares që njohu në bar në lindje të Ukrainës

by admin
Spread the love

Koloneli 35 vjeçar Irek Magasumov është akuzuar për vrasje të 18-vjeçares Daria Kiseleva, të cilën ai besohet se e kishte qëlluar me armën e ushtrisë në Luhansk, në territoret e aneksuara në lindje te Ukrainës.

Avokatët thanë se presin dënimin ushtarak për komandantin e dekoruar, i cili më herët kishte marrë akuza për përdorim neglizhent të pistoletës së tij Makarov në Luhansk.

Ngjarja e rëndë e gushtit ishte konsideruar fillimisht si aksidentale.

Por së fundmi e përditshmja ruse Kommersant duke cituar burime të ligjit, raporton se komandanti do të akuzohet me vrasje të të resë tragjike, pasi Komiteti Hetimit vendosi se ai qëllimisht kishte vrarë Kiseleva, dhe tashmë përballet me 15 vjet burg për vrasjen e ‘të njohur së tij të rastit’.

Gjykatat ruse rrallëherë kontestojnë vendimet e Komitetit të Hetimit.

Më herët në një video shihej Putin që i jepte Magasumov medaljen e Yllit të Artë për trimëri në luftë në një ceremoni në Kremlin.

Vrasja ndodhi teksa Magasumov ishte duke pirë në barin Panorama në Luhansk me një kapiten të quajtur Pavel Yaskevich dhe një oficer tjetër. Me ta më pas u bashkuan dhe dy të reja, një prej të cilave ishte viktima Kiseleva. Sipas raportimeve kjo e fundit kishte dalë nga bari me Magasumov dhe i kishte kërkuar të qëllonte shishe me pistoletën e tij në park, shkruan rrjeti TheMirror.

Vajza kishte qëlluar gjithashtu me pistoletë por në rrethana të paqarta ajo ishte qëlluar më pas nga komandanti dhe pak më vonë humbi jetën.

Shoqja e viktimës dëshmoi se ajo ishte qëlluar nga komandanti, që sipas raportimeve kishte konsideruar sjelljen e Kiselva “pa respekt”, tha mikesha.

Së fundmi është zbuluar se ushtaraku kishte nisur një debat të ashpër me viktimën dhe më pas me koleget ushtarakë.

Miku i tij kapiten ka bashkëpunuar me hetimet e incidentit. Arrestimi është konfirmuar dhe nga bashkëshortja Magasumov, Anna. Gjyqi do të rihapet këtë muaj.


Top Channel

You may also like