Komandanti i KFOR-it: Të shmanget shfaqja e forcës në veri, zgjidhja duhet të kërkohet përmes dialogut

by admin
Spread the love

Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, ku ka kërkuar që të gjendet një zgjidhje për të garantuar mbrojtjen dhe sigurinë e të gjitha komuniteteve.

Ristuccia ka thënë se të gjithë të përfshirët është e rëndësishme që të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë tensione, njofton Klankosova.tv.

Tutje, ai ka thënë se KFOR-i ka shtuar praninë dhe patrullimet gjatë muajve të fundit.

“Komandanti i Misionit të KFOR-it i udhëhequr nga NATO vazhdon të mbështesë dialogun për të gjetur një marrëveshje për të zbutur tensionet në veri të Kosovës. Ai mbetet në kontakt të ngushtë me të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë proces”.

“Është e rëndësishme që të gjithë të përfshirët të shmangin çdo retorikë apo veprim që mund të shkaktojë tensione dhe përshkallëzojnë situatën. Presim që të gjithë aktorët të përmbahen nga shfaqjet provokuese të forcës dhe të kërkojnë zgjidhjen më të mirë për të garantuar mbrojtjen dhe sigurinë e të gjitha komuniteteve”, ka thënë Ristuccia.

“Ne i bëjmë thirrje të gjitha palëve të ndihmojnë në sigurimin dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë dhe të parandalojnë narrativat mashtruese që të mos ndikojnë në procesin e dialogut”.

“KFOR-i ka shtuar praninë dhe patrullimet e tij gjatë muajve të fundit. Ne mbetemi vigjilentë dhe plotësisht të aftë për të përmbushur mandatin sipas Rezolutës 1244 të 1999 për të gjitha komunitetet në Kosovë. Zgjidhjet duhet të kërkohen përmes dialogut”.

You may also like