Kolumbia celebron ditën e pavarësisë me paradë madhore ushtarake (foto-galeri)

by admin
Spread the love

Kolumbia celebroi sot 212 vjet pavarësi kombëtare me një paradë ushtarake prej më shumë se 11,000 burra e grave të forcave të armatosura në kryeqytetin Bogota.

Parada tradicionale vjen pas dy vjet ndërprerje dhe qytetarët shpreheshin të kënaqur për çlirimin që sillte grumbullimi i solidaritetit.

“Ne festojmë sot 212 vjet pavarësi dhe si kolumbianë kemi nevojë për më shumë ndershmëri e më shumë respekt”, tha qytetarja Yisel Insignares, për rrjetin francez AFP.

Edhe Mayerly Rojas mbështeste paradën duke thënë se shfaqje të tilla janë të mira për të ruajtur besimin.

“Në mes të pasigurisë dhe frikës që kemi për ndryshimet e pritura në politikë, kemi nevojë të celebrojmë, për të ruajtur besimin”, tha ai.

“Pas vështirësive që kemi kaluar, kemi një emocion të mirë, një ngrohje të zemrës. Ushtria jonë, institucionalisht është simbol i lirisë e pavarësisë së Kolumbisë, dëshmon për demokracinë tonë”, shprehej dhe pjesëmarrësi Eduardo Bernal, shkruan AFP.