Koloneli Muhaedin Bela pyet: Si mund që 70% e të rinjve shqiptarë nuk kalojnë testet psikologjike

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Koloneli Muhaedin Bela në emisioni debativ në TV SHENJA, tha se nga 15 këshilltarë shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes, vetëm një është shqiptarë.

Ai tha se ka tentuar që më mënyrë institucionale të bëj përpjekje që përfaqësimi i shqiptarëve në armatë të jetë i lartë.

Bela tha se Shekerinska kundër tij ka lëshuar dy masa disiplinore dhe ka bërë presion që të dënohet ai.

“Nuk mendoj se të rinjtë nuk duan të bëhen pjesë e ushtrisë. Ato i duan këto profesione dhe janë shumë më të drejtë se ne. Ata duan të vijnë në ushtri, dhe a beson se shumica e të rinjve, por mbi 70% është që bien në psikoteste. Për mua, po të jem në nivel më të lartë do të ishte shumë shqetësuese. Ose ata të Komisionit janë të korruptum, ose këta të rinj nuk janë në rregull, dhe të ulemi të shikojmë se çfarë po ndodh me ta, me të cilën unë nuk pajtohem”, tha Bela në emisionin debativ në TV SHENJA.

Koloneli Bela, tha se ministrja Shekerisnke i ka shkelur prioritetet strategjike, në mesin e të cilave është përfaqësimi i drejt dhe adekuat.

Bela, tha se asnjë turk nuk është në pozitat e larta në ministrinë e Mbrojtjes.


You may also like