Koleva: LSDM nuk ka asgjë kundër që anëtari i KSZH-së t’i takojë Lidhjes Europiane për Ndryshim

by admin
Spread the love

Deputetja e LSDM-së, Daniela Koleva, në emisionin “Intervistë në SHENJA”, duke e komentuar kërkesën e opozitës shqiptare për të patur anëtarë në KSHZ, tha se propozimi për anëtarë nuk duhet të ketë edhe funksion partiak.

“Nëse ka kandidatë i cili nuk ka funksion partiak dhe i cili është komentet, definitivisht mendoj se dhe pohoj se do të jetë anëtarë i KSHZ-së”, tha deputetja Koleva.

Ajo tha se ky vend duhet të plotësohet dhe një institucion si KSHZ duhet të ketë anëtarë nga partitë politike dhe duhet të ketë anëtarë kompetent.

E pyetur nëse për LSDM-në nuk ka asgjë kontestuese që opozita shqiptare të ketë anëtarë në KSHZ ajo u përgjigj duke thënë se nuk ka asgjë kontestuese.

“Për qëndrimi dhe mendimi i BDI-së duhet dikush nga ato të përgjigjet, për ne deri tani me të gjithë kemi patur bashkëpunim korrekt dhe kështu do të vazhdojmë edhe më tej dhe vlerësojmë se anëtari duhet të jetë i opozitës”, tha më tej Koleva, raporton SHENJA.

MARKETING



You may also like