Kokalari shpërthen ndaj PD-së: Belind Këlliçi ka futur njerëz për të më sulmuar në mënyrë vulgare, Berisha e di që bëhen manipulime

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Evi Kokalari ka folur mbrëmjen e sotme në një emision televiziv në lidhje me sulmet e fundit që ajo ka drejtuar për PD.

Ajo thotë se është sulmuar nga njerëz të Belind Këlliçit dhe Berisha ka qëndruar në indiferencë duke e lënë vetëm.

“Janë bërë si një grup gangsterësh, tani po marrin përsipër forumin rinor dhe kontrollin e PD. Gjatë muajit maj që kam qenë në Tiranë, vendosa që të mos i lija të kalonin problemet e zgjedhjeve, edhe me Bashën. Duke ditur që jam konservatore dhe një nga parimet, është mbrojtja e lirisë së individit, që vjen mbrojtja e votës, pronës. Kur i heq votën ti i heq lirinë. Unë luftën me Belindin e kam bërë vetëm. Ai ka futur individë që më kanë sulmuar në mënyrë vulgare, klani Berisha, Berisha, Shkelzeni dhe Cim Peka. Më la vetëm, kam marrë shumë sulme për kusur të Sali Berishës. Për 6 javë kamë qenë në shenjestër, dhe ky njëriu që nxjerr foton me Sali Berishën. I jam lutur Sali Berishës, që Belindi të më sulmojë vetë. Berisha e di që bëhen manipulime. Berisha e dinte dhe ishte indiferentë.”-shprehet Kokalari.

You may also like