Koha për të biseduar rreth ndryshimeve kushtetuese me VMRO-DPMNE – Shqip

by admin
Spread the love

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq është deklaruar së fundmi se ka ardhur koha për të biseduar seriozisht me opozitaren VMRO-DPMNE rreth nbdryshimeve kushtetuese. Ai shprehet optimist se mund të arrihet një zgjidhje racionale, përcjell Shqip.

“Mendoj se është koha për të biseduar me VMRO-DPMNE-në, qoftë publikisht apo jashtë syve të publikut, gjithsesi, për të filluar një diskutim thelbësor për ndryshimet kushtetuese, pse është problem përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë, pasi është një problem për ne maqedonasit si mund të na rrezikojë. Nëse hyjmë në një diskutim të tillë, besoj se do të arrijmë në argumente të arsyeshme, se është vërtet tragjike të bllokojmë vendin tonë në rrugën drejt Bashkimit Evropian për shkak të kësaj çështjeje” tha zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq./KlanMcedonia

You may also like