Koha e korrjeshirjeve, M&Sillosi gati për grurin e krejt Kosovës (VIDEO)

by admin
Spread the love

Makineritë s’ndalojnë së prodhuari.

Pos tyre, edhe gjithçka tjetër në M&Sillosi është gati për grurin nga krejt Kosova, që do të pranohet edhe këtë sezon të korrjeshirjeve, raporton Shqip.

Hambari më i madh në rajon pritet të jetë edhe sivjet adresa kryesore e fermerëve.

Interesimi për ta sjellë grurin në fabrikën e ndodhur në Xerxë të Rahovecit, nuk mungon. Pritjet janë të mëdha.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, sipërfaqet me grurin që u mboll në vjeshtë e i cili korret tashti, janë rekorde për Kosovë.

Pos kësaj kulture, fermerët mund të dorëzojnë në M&Sillosi edhe drithëra tjera.

Në fabrikë thanë se i garantojnë fermerët dhe konsumatorët që produktet e tyre do të jenë me kualitet sipas standardeve më të larta ndërkombëtare.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

You may also like