Kodra e Diellit tuboi 152 shahistë nga vendi dhe rajoni – Shqip

by admin
Spread the love

TURNEU ZHVILLOHET SIPAS RREGULLAVE TË FIDE-s

152 lojtar të shahut nga Shqipëria, Kosova, Italia, Greqia, Serbia dhe nga të gjitha klubete e Maqedonisë së Veriut  ishin të pranishëm në edicionin e 3-të Turneu ndërkombëtar i shahut “Vizioni M 2023” që u mbajt në Kodrën e Diellit në Organizim të Klubit të Shahut “Anpasan”.

152 shahistë nga Maqedonia e Veriut dhe rajoni janë tubuar në Kodrën e Diellit në edicionin e tretë të të Turneut Ndërkombëtar të shahut “Vizioni M 2023”, njofton KlanM.

Simbolikisht me një lëvizje në shah, turneu u shpall I hapur nga Kampioni i Kosovës, Nderim Saraçi dhe organizatori.  

“Sot filloi turneu tradicional I klubit Anpasan në bashkëpunim me “Vizionin M”. Jam plotësisht i kënaqur sepse këtu kanë marrë pjesë, të gjitha klubet e qyteteve të Maqedonisë si dhe kanë marrë pjesë edhe nga shtetet e rajonit Shqipëria, Kosova, Serbia, Mali Zi, Italia dhe vende tjera” – tha Nazmidin Imeri, kryetar i KSH ”Anpasan”

Synimi kryesor i organizatorëve është promovimi dhe zhvillimi i shahut.

“Andaj është kënaqësi që të jemi pjesë e një organizimi të këtillë, me qëllim që ta zhvillojmë shahun, të shoqërohemi dhe ta përparojmë këtë sport” – deklaroi Bekim Sulejmani, drejtor i turneut.

Turneu i shahut, sic percjell KlanM, për të tretën herë përkrahet nga Shoqata për Kulturë “Vizioni M”, me të vetmin qëllim të nxiten të rinjtë të meren me ketë sport.

 NJë ndër aktivitetet apo një ndër bashkëpunimet më të veçanta të Vizionit M, është me klubin e shahut Anpasan, me në krye Nazmidin Imerin, të cilin shfrytëzoj rastin ta falënderoj për kë bashkpunim të mirëfilltë, pasi ky organizim përmban një nxitje të veçantë, posaçërisht për nxitjen e të rinjëve që të të kenë në jetën e tyre lojën e Shahut” – tha Xhehan Husejni, Vizion M.

Nga 152 shahistët, më i riu është 8 vjeçari Arbëron Imeri, ndërsa më i moshuari një 84 vjeçar, ndërsa janë edhe tre lojtare vajza.

Turneu zhvillohet sipas rregullave të FIDE-s. Organizatori për më të mirët do të ndaj Kupa, medalje dhe mirënjohje. /KlanMacedonia/

 

You may also like