Knaus: Nuk jam aspak optimist se do të largohet vetoja e Maqedonisë së Veriut

by admin
Spread the love

Sociologu dhe presidenti i iniciativave evropiane për stabilitet, Gerald Knaus, në një deklaratë për një medium të Maqedonisë, shprehet pesimist se mund të hapen negociatat e BE-së me Maqedoninë e Veriut gjatë presidencës franceze.

“Nuk jam optimist se Maqedonia e Veriut, pavarësisht përpjekjeve të Parisit dhe Berlinit për të ndihmuar në heqjen e vetos, mund të nisë negociatat me BE-në në fund të presidencës franceze për shkak të situatës së brendshme në Bullgari, por edhe për shkak se nuk ka ndryshim në debati në opinionin vendor në Bullgari”, tha në një intervistë për Agjencionin Informativ të Maqedonisë, sociologu austriak Gerald Knaus.

“Në përvojën time nga e kaluara me veton greke, me veton sllovene të kohës së Kroacisë, çelësi i zgjidhjes është ndryshimi i debatit në publikun vendas dhe nuk shoh se ka një ndryshim të tillë në moment në diskursin publik në Bullgari. Në mosmarrëveshje të tilla dypalëshe, ajo që duhet të ndodhë është që vendi që e ka shkaktuar atë duhet të kuptojë se nuk mund të ketë sukses. Greqia duhet ta kishte kuptuar se nuk mund ta ndryshonte identitetin e Maqedonisë duke ndryshuar emrin e saj në Maqedoni Veriore. Në fakt Maqedonia e fitoi këtë mosmarrëveshje sepse ju keni një gjuhë maqedonase, një komb maqedonas dhe Greqia duhej ta pranonte këtë. Sllovenia e kuptoi se nuk do ta bënte ndryshimin e kufirit me Kroacinë ashtu siç donte dhe hoqi dorë. Bullgaria duhet të kuptojë se çështja e minoritetit bullgar nuk është problem. Problemi i vërtetë është se ju nuk keni garanci edhe nëse arrini një marrëveshje për këtë, problemi më i madh është se Bullgaria, dmth disa në Bullgari po problematizojnë identitetin maqedonas”, tha Knaus.

Megjithatë veprimet e fundit sipas Knaus, nuk e favorizojnë as shtetin bullgar.

“Do të vijë koha kur Bullgaria do ta kuptojë se nuk mund të fitojë. Problemi është se kjo kërkon kohë dhe koha është e vetmja gjë që Maqedonia nuk e ka”, tha Knaus.

Sipas Knaus, i cili e njeh mirë situatën në Ballkanin Perëndimor, mosmarrëveshja me Bullgarinë nuk do të zgjidhet lehtë, Maqedonia e Veriut ka bërë gjithçka që është e nevojshme, por, thotë ai, “ka gjëra që nuk duhet të komprometohen dhe aktualisht problemi shtrihet në Bullgari”.

You may also like