Klubi më i titulluar në ishull, Liverpuli parakalon Mançester Junajtid

by admin
Spread the love

Liverpuli bëri historinë të dielën në finalen Kupës së Ligës kundër Çelsit. Një sukses me vlera të dyfishta, pasi i jep mundësi “të kuqve” të parakalojnë rivalët historikë të Mançester Junajtidit si klubi më i titulluar në Angli.

I themeluar në vitin 1892, Liverpuli është klubi më i suksesshëm në Angli, duke arritur kuotën e 68 trofeve në të gjithë kompeticionet ku ka marrë pjesë, duke lënë një pas Mançester Junajtidin.

“Të kuqtë” janë përmirësuar ndjeshëm me ardhjen e Jyrgen Klopit në krye, teksa Kupa e Ligës e fituar të dielën ishte e dhjeta në histori, që e bën Liverpulin klubin që e ka fituar më shumë këtë trofe.

Duke llogaritur vetëm kompeticionet që luhen në ishull, gjithsesi Junajtid mbetet klubi më i titulluar me 59 trofe kundrejt 54 të Liverpulit. Por diferencën e bëjnë kompeticionet ndërkombëtare me “the reds”-at që janë më të suksesshëm me 14 trofe kundrejt 8 të “djajve”.

Capture

PANORAMASPORT.AL

You may also like