Klubi londinez nuk dorëzohet, përmirëson ofertën për Armando Brojën

by admin
Spread the love

Fulhami nuk heq dorë nga shërbimet e Armando Brojës. Cottagers janë gati për të bërë një ofertë të re të përmirësuar për sulmuesin shqiptar të Chelseat, për të sjellë konkurrencë për meksikanit Raul Jimenez.

Londinezët ofruan 25 milionë paund në propozimin e parë, por Blutë kërkojnë një shifër afër 35 milionë paundësh. Diskutimet mes klubeve pritet të nisin sërish, pasi Fulhami kërkon me çdo kusht ta përforcojë organikën me sulmuesin shqiptar.

Trajneri i Chelseat, Mauricio Pochetino e vlerëson shumë Brojën, por drejtuesit e klubit janë të detyruar të shesin së fundmi si pasojë e FPF. Pikërisht kjo arsye ka detyruar Chelsean që të vendosë në shitje dhe një tjetër produkt të akademisë si Conor Gallagher.

Nëse Fulhami arrin të paguajë 35 milionë paund për Brojën në fund të sezonit, kjo shifër konsiderohet e mjaftueshme për të lënë të lirë 22-vjeçarin. Disa ekipe në Premier League kanë shprehur interes për sulmuesin shqiptar. Si Wolves, West Ham apo Crystal Palace, por deri më tani Fulhami ka ndërmarrë hapat më konkretë.

Armando Broja është një lojtar i formuar në Cobham, akademinë e famshme të Chelseat, dhe në 38 ndeshje që ka luajtur me ekipin e parë ka realizuar 3 gola (+3 asiste)./ Shqip


Top Channel

You may also like