Klubi kosovar i futbollit transferon tetë futbollistë përnjëherë

by admin
Spread the love

Klubi që bën gara në Ligën e Parë, FC Phoenix ka transferuar plot tetë futbollistë.

Phoenixi i drejtuar nga trajneri Faruk Statovci është përforcuar me tetë futbollistë, me të cilët synojnë të sjellin fitore të reja drejt synimeve që kanë, shkruan lajmi.net.

Donat Krasniqi, Arbër Mustafa, Ndue Ndrecaj, Shpreesim Prestreshi, Ardit Hasani, Festim Krasniqi, Dren Berisha dhe Ylber Morturi janë futbollistët që i janë bashkuar Phoenixit.

“Me kënaqësi ju prezantojmë lojtarët që kemi arritur marrëveshje. Nën drejtimin e trajnerit Faruk Statovci, presidentit Besar Shoshi dhe drejtorit gjeneral Muhedin Ferati, jemi krenarë që kemi nënshkruar kontratat me kta lojtarët”.

“Me këtë ekip të talentuar, shpresojmë të sjellim një sezon të suksesshëm dhe emocionues. Faleminderit për mbështetjen tuaj të palodhur dhe presim me padurim sfidat dhe fitoret e reja në rrugën tonë drejt suksesit. Bashkë për FC Phoenix” – thuhet ndër tjerash në njoftimin e klubit.

Pheonixi bën gara në Grupin A të Ligës së Parë. Ata kanë grumbulluar 11 pikë dhe janë në pozitën e parafundit (9) në renditjen tabelore./Lajmi.net/

You may also like