Klubet më të pasura në botë: Juve në “Top 10”, Milani kalon Interin

by admin
Spread the love

Revista “Forbes” ka publikuar renditjen vjetore të klubeve të futbollit më të pasura në botë. Nuk janë të pakta risitë në këtë renditje krahasuar me atë të fundit që u publikua në prill të vitit 2021, duke nisur që nga vendi i parë.

Kriza e thellë ekonomike e vitit të kaluar i ka kushtuar vendin e parë Barcelonës, që tashmë është arritur në krye nga Real Madrid. Të dy klubet spanjolle vlerësohen se kanë një pasuri prej 5.1 miliardë euro.

Sa i përket klubeve italiane, rikthehet në “Top 10” Juventusi, që ngjitet në vendin e 9-të, duke rikuperuar dy pozicione në krahasim me vitin 2021. Klubi bardhezi vlerësohet se ka një pasuri prej 1.2 miliardë eurosh dhe në vitin e fundit ka patur një rritje me 115%.

Edhe Milani rikuperon 2 pozicione dhe ngjitet në vendin e 14-të me një pasuri prej 1.2 miliardë eurosh, duke kaluar kështu Interin që zbret në vendin e 15-të (1 miliardë).

Sa i përket klubeve të tjera që plotësojnë 10-en e parë, konfirmohet gjendja e mirë ekonomike e klubeve të Premier League. Manchester United (4.6 miliardë) zë vendin e tretë, ndërsa Liverpool (4.4 miliardë) vendin e katërt, duke kaluar Bayern Mynih, që ka zbritur në vendin e pestë.

Më pas renditen Manchester City,  Paris Saint-Germain, Chelsea dhe Tottenham. / Oversport.tv

You may also like