Klubet me rritjen më të madhe të vlerës pas sezonit 2021/2022, Milani në podium

by admin
Spread the love

Faqja e specializuar e statistikave “Transfermarkt” ka publikuar renditjen e 10 skuadrave të 5 kampionateve më të fortë të kontinentit europian, që kanë pasur rritjen më të madhe ekonomike pas përfundimit të sezonit.

Në vend të parë qëndron skuadra e Villarrealit, vlera e së cilës është rritur me 133,8 milionë euro pas përfundimit të sezonit 2021/2022.

Brentford zë vendin e dytë me një rritje prej 122,4 milionë eurosh, ndërsa në vendin e tretë qëndron Milani me një rritje prej 81,3 milionë eurosh.

West Ham (+77,7 milionë euro), Bayer Leverkusen (+73,3 milionë euro), Leeds United (+71,8 milionë euro), Marseille (+69.8 milionë euro), Nice (+67,8 milionë euro), Lens (+65,1 milionë euro) dhe Crystal Palace (+63,5 milionë euro) plotësojnë Top 10 të kësaj renditjeje. / Oversport.tv

You may also like