Klopp shqetësohet për mesfushorin: Janë dëmtime që shkaktojnë dhimbje!

by admin
Spread the love

Miqësorja e zhvilluar në Singapor mes Liverpool dhe Bayern Munich u mbyll me triumfin e gjermanëve me shifrat 3-4.

Sigurisht, në të tilla teste para startit të sezonit, rezultati është dytësor dhe në fakt nuk është disfata ajo që shqetësoi trajnerin e “The Reds-ave”, Jurgen Klopp.

Në fraksionin e dytë të lojës, Alexis Mac Allister e pati të pamundur të vijonte ndeshjen si pasojë e një goditje të pësuar në gju. Tekniku gjerman pas ndeshjes u shpreh se duhej pritur për analizat më të detajuar, edhe pse sipas mendimin të tij, nuk bëhej fjalë për një dëmtim të rëndë.

“E vërteta është se Mac Allister mori një goditje në gju, u përplas me kundërshtarin. E di që ai edhe mund ta vazhdonte ndeshjen, megjithatë vendosa të mos rrezikoja. Bëhet fjalë për një goditje në gju dhe duhen para analizat.

Këto lloj dëmtimesh të japin shumë dhimbje dhe unë nuk e vendosa në dyshim zëvendësimin. Nuk ka asnjë arsye përse të rrezikojmë në këtë moment. Fola pas ndeshjes me Mac Allister dhe më tha se ndihej mirë, shpresojmë të ketë qenë thjesht një dhimbje e momentit”, u shpreh Klopp.

Kujtojmë se mesfushori, kampion i Botës me Argjentinë u transferua këtë verë te Liverpool për shifrën e 42 milionë eurove nga Brighton./ Shqip


Top Channel

You may also like