Klopp: Portieri më i miri në fushë, duhet të shënonim më shumë gola

by admin
Spread the love

Liverpool triumfoi mbrëmjen e djeshme kundër Benfica në çerekfinalet e Champions League me rezultatin 3-1 dhe trajneri Jurgen Klopp nuk e fsheh se do të kishte dashur më shumë gola, pasi e di që portugezët janë një kundërshtar i sikletshëm.

“Të vish këtu dhe të fitosh një ndeshje në Champions League është e vështirë. Benfica luftoi dhe u ‘dhuruam’ pak më shumë se duhet, por ata e merituan golin edhe pse mund të mbroheshim më mirë. Ata bënë kundërsulme dhe nuk është e lehtë të mbash topin gjatë gjithë kohës, pasi rrezikon. Benfica ka lojtarë vërtetë të mirë”.

“Ishte një ndeshje e vështirë, siç e prisja, tifozët ishin në mbështetje të skuadrës së tyre. E dinim se me 2-0 nuk kishim arritur asgjë. Ata shënuan golin dhe ndeshja ishte më e hapur se donim. Portieri ishte ndoshta lojtari më i mirë, ai bëri disa pritje të mira. Fituam me dy gola para dhe tani të shohim përpara.

Zakonisht ne shënojmë më shumë në situata të tilla, por portieri na ndali dhe ka merita. Kjo është pak a shumë historia. Mund të kishim shënuar në minutën e fundit dhe 4-1 do të ishte më mirë, por nuk jemi në tokën e ëndrrave këtu”.

“E njohim mirë kundërshtarin tonë, ata fituan kundër Ajax dhe jemi të vetëdijshëm për cilësitë e tyre. Kemi një ndeshje të bukur në mes, por më pas ne do të jemi gati sërish”, u shpreh tekniku gjerman për BT Sport. / oversport.tv

Foto: Liverpool FC, Facebook

You may also like