Klopp kujton tmerrin e Parisit: Humbja problemi më i vogël, si më mashtruan familjarët

by admin
Spread the love

Jurgen Klopp i është rikthyer finales së Champions League, që Liverpooli e tij e humbi 1-0 kundër Realit të Madridit. Trazira të shumta ndodhën në Paris, me tifozët anglezë që përjetuan momente tmerri më 28 maj.

Banda lokale të armatosura tentuan grabitjen e tifozëve të “The Reds”, teksa nuk mungoi as dhuna nga policia franceze. Trajneri gjerman nuk e ka harruar akoma atë ngjarje të tmerrshme, teksa për kanalin zyrtar të klubit deklaroi:

Njoh pak njerëz që patën fat atë mbrëmje… Të gjithë ata që njoh, përfshirë edhe familjen time, përjetuan skena të zënkave të mëdha jashtë stadiumit.

Gjithçka ishte e organizuar keq, kushdo që ishte përgjegjës nuk ishte fare i përgatitur. Familja ime më shkroi para finales: ‘U futëm në stadium, paç fat’.

Por nuk ndodhi ashtu, ata ishin akoma jashtë. Po gënjenin për të mos më shqetësuar, e zbulova diçka të tillë pas ndeshjes. Mendoj se me gjithçka ndodhi, fakti që humbëm finalen ishte problemi më i vogël.

Natyrisht ishte e vështirë, ishte një finale e Champions League, por shumë njerëz më treguan se çfarë ndodhi jashtë stadiumit. Nuk ishte aspak diçka e mirë t’i dëgjoja ato fjalë”, kujton trajneri gjerman.


Top Channel

You may also like