​Klopp komenton fitoren e Liverpoolit për kreun e tabelës: Do të doja 5:0

by admin
Spread the love

Jurgen Klopp u shpreh i kënaqur pasi ekipi i tij fitoi tri pikë të reja në Premier ligë dhe blindoi pozitën e parë pas barazimit ndërmjet Cityt dhe Arsenalit.

Gjermani festoi sot në shtëpi ndaj Brighton, por iu desh të bënte një përmbysje.

“Do të doja të mos kishim humbur 1:0. Do të doja të kishim 5:0. Por kjo është më e mira që mund të bëjmë kundër Brighton”, tha Klopp pas ndeshjes.

“Në lojë, nuk ishte keq. Në mbrojtje, mund të ishte më mirë. Por disi ne gjithmonë luftojmë kundër Brighton, kjo është mirë. Një nga dhjetë të fundit, vetëm duhet të vazhdojmë”, shtoi gjermani.

Ai komentoi edhe golin që i solli fitoren skuadrës së tij: “Ishte një pasim i mrekullueshëm nga Soboslay. Ne pamë edhe kreativitetin edhe cilësinë. Ai vuri re Makën fillimisht dhe më pas Mo. Sa raste humbëm, është mirë që patëm këtë moment gjenialiteti futbolli për ta mbyllur këtë ndeshje.”

“Brighton është një ekip shumë cilësor dhe kështu e matë sa mirë ishim sot. Ne e merituam fitoren”, përfundoi menaxheri i Liverpool-it.

You may also like