Klopp: I lumtur për kualifikimin, Interi e meritoi fitoren

by admin
Spread the love

“Patëm vështirësi, por i prisja. Interi është një skuadër shumë e mirë, e përgatitur për këto ndeshje. Pa luajtur shumë mirë, kishim raste të pastra shënimi. Në një sfidë me dy takime, fituam njërën dhe u kualifikuam. Mund të bënim më mirë përballë një kundërshtari, që ta bën jetën të vështirë”, ka thënë për mediat trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp.

“Ishte një ndeshje shumë interesante. Humbëm, nuk është gjë e bukur, sepse nuk donim që të mposhteshim në shtëpi. Duhet të vlerësojmë kundërshtarin, që na hapi shumë probleme.

Po të kishim shfrytëzuar rastet tona, do ta kishim fituar këtë sfidë. Nuk e bëmë, por u kualifikuam dhe ky ishte objektivi kryesor. Duke analizuar të dyja ndeshjet, mendoj se janë të drejta të dyja rezultatet si dhe kualifikimi ynë. Interi ka luajtur si Leedsi i Bielsas, por me më shumë cilësi”, ka përfunduar tekniku gjerman. / Oversport.tv

Foto: Liverpool FC Facebook

You may also like