Klopp: FA Cup është kupa më e madhe kombëtare në të gjithë botën

by admin
Spread the love

Nesër do të jetë finalja e madhe e FA Cup, ku do të përballet Chelsea me Liverpool. Për Jurgen Klopp kjo është një finale që nuk duhet nënvlerësuar, pasi është Kupa më e madhe kombëtare në të gjithë botën. Këtë gjë e ka konfirmuar vetëm trajneri në konferencën për shtyp në prag të sfidës.

FA Cup është kupa kombëtare më e madhe në të gjithë botën. Edhe pse nuk kam parë shumë finale, nuk besoj se është e nevojshme për të kuptuar sa e madhe është. E di që e gjithë bota e ndjek. Mezi po presim që të shfrytëzojmë këtë mundësi”.

KATËR TROFE NË NJË SEZON- “Kur lufton për këto kompeticione është e qartë se edhe mund të mos i fitosh. Është një sezon i mbushur me impenjime, por nuk e konsiderojmë kurë finalen e FA Cup si një ndeshje normale.

Për dikë nga ne është ndeshja më e madhe e karrierës së tij. Dëshirojmë që të fitojmë trofeun dhe t’ia dedikojmë atë njerëzve tanë”, tha ndër të tjera trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp. /oversport.tv

Foto: Liverpool FC, Twitter

You may also like