Klodiana Lala përplaset me Gazment Bardhin: Nëse Prokuroria gënjen, çojeni në gjyq

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Sekretari i PD Gazment Bardhi pretendon se e ka njoftuar ai policinë pasi ndiheshin të kërcënuar nga demokratët, por gazetarja Klodiana Lala i tha se ai nuk e ka njoftuar policinë, ashtu si pretendon, pasi një fakt i tillë nuk ekziston në dosjen e prokurorisë.

Debati në Opinion:

Bardhi: Kishim marrë masa dhe informacione se atë ditë Berisha po përgatiste sulm të dhunshëm.

Lala: Pse duhej të merrni masa? Nuk ka në dosjen e Prokurorisë që keni njoftuar policinë. Nuk është detyrua juaj të merrni.

Bardhi: Pse policia bën roje te PD?! Policia ka ardhur pas më shumë se 40 minutash. Po flet me personin që i ka kontaktuar. Kam dhënë dëshmi në Prokurori.

Lala: Nëse Prokuroria gënjen, çojeni në gjyq

You may also like