Klodian Tomorri: Escobari zuri të dashur një gazetare për të futur ndonjë lajm, këtu te ne Narcosi ka dhe imazhe publike

by admin
Spread the love

Nga Klodian Tomorri:

 

Escobari zuri të dashur një gazetare me qëllim që të kishte sadopak shanse për të futur ndonjë lajm që i interesonte në media.

Këtu tek ne aksesi i karteleve në media është i pakufishëm. Madje Narcosit kanë dhe imazhe publike ‘showmane’ që bëjnë reklama me majmunin Hirko.

Në Kolumbi, mediat nuk kishin frike t’ia përmendin emrin Escobarit dhe ta akuzonin.
Këtu tek ne treçereku i mediave nuk i përmendin dot emrin një kompanie bananesh. Madje shumë prej tyre bënë dhe alibi duke thënë se d**rorgën tek bananet e futi Gogoli.

Në Kolumbi ishte e korruptuar një pjesë e madhe e policisë dhe politikës. Por kishte disa njësi në forcat e rendit dhe përfaqësues në politike që bënin luftë me Narcosit.

Këtu tek ne nga Durrësi në Tiranë, kontenieret e kamionëve hapen në çdo fshat, që është rrugës, por policia përton të hedhë ndonjë sy. Kurse tatimeve, pastrimit të parave dhe këtyre agjencive të tjera inteligjente të shtetit nuk u bënë përshtypje hiç kur një kompani jep miliona dollarë borxhe për një ditë tek individë.

Tani si i bie? Kush është narkoshtet, Kolumbia e Escobarit dhe kartelit të Kalit apo Shqipëria që është bërë eksportuesi më i madh i bananeve në botë pa patur asnjë rrënjë banane të mbjellë?

Dhe për t’i vënë kapak kësaj pune është dhe ky sherri i Mandit të Nishtullës me Silvën për ndarjen e lekëve të këngës “Të ka lali shpirt”, si hall i madh kombëtar.

You may also like