Klea Huta punon me Ermal Mamaqin, por s’ka pse të jenë miq

by admin
Spread the love

Klea Huta i kushtoi kohë ndjekësve në “Instagram” për t’iu përgjigjur disa pyetjeve dhe veç këshillave apo opinioneve personale që dha për ata ndjekës që ja kërkuan, ajo foli edhe për serialin “H.O.T”.  Klea pranoi se vlerësimin më të madhe për protagonizmin në serial ja kanë dhënë ndjekësit me mesazhet dhe komentet. Megjithatë një deklaratë e saj lidhur me Ermal Mamaqin, kolegun e serialit “H.O.T” habiti ndjekësit. E pyetur se pse nuk e ndjek në Instagram producentin, Klea Huta është përgjigjur: “Nuk do të thotë që të jesh koleg duhet detyrimisht të ndiqesh në rrjete sociale apo të kesh miqësi.”

A nënkupton kjo përgjigje se ata nuk janë miq aq shumë sa për të pasur njëri-tjetrin në rrjete sociale, këtë nuk dimë ta themi, por ca pikëpyetje u ngritën për raportin e tyre./revistawho.com

You may also like