Klan Kosova vazhdon të mbetet e para nga të gjitha televizionet me shikueshmëri

by admin
Spread the love

Televizionet vazhdojnë të kenë rëndësi madhore për shoqërinë kosovare pavarësisht zgjerimit të konsiderueshëm të tregut medial. Gazeta Nacionale ka parë disa matje të bëra përgjatë një harku kohor prej 41 ditësh e të cilat kallëzonin se cilat televizione i shikonin më shumë qytetarët tanë.

Matjet ishin bërë nga data 15 maj (e diele) e deri më 21 qershor (e martë) dhe përfshinin 24 orët e një televizioni, dhe jo vetëm kohën prime (prime time) që zakonisht definohet mes orës 20:00 dhe 23:00. Të dhënat i takojnë njërit prej operatorëve më të fuqishëm kabllorë në vend.

Sipas tyre, Klan Kosova është televizioni më i shikuar në vend duke u renditur i pari për të gjitha ditët sa u bënë matjet dhe duke i marrë 205 pikë në sistemin e poentimit të Nacionales që numëronte pesë pozitat e para nga 1 (vendi i pestë) e deri në 5 pikë (vendi i parë).

Sa i përket vendit të dytë, përsëri kemi një televizion që veçohet. Bëhet fjalë për RTV Dukagjinin, që megjithëse në ditë të caktuara luhatej nga pozita në pozitë ishte në vend të dytë me 113 pikë.

Vendi i tretë i takonte RTV 21-shit me 104 pikë, që shumë shpesh doli edhe në vend të dytë por që në ditë të caktuara edhe binte krejtësisht jashtë top-5shes.

Televizioni publik (RTK) mund të ketë një bord të ri dhe buxhet mbi 10 milionë euro por në renditje qëndronte shumë më poshtë sa i përket shikueshmërisë, me vetëm 58 pikë të fituara nga Top-5.

RTK-ja në 14 nga 41 ditët e numëruara, nuk ishte fare në mesin e pesë televizioneve më të shikuara në vend.

Menjëherë pas RTK-së ishte KTV-ja e Grupit Koha me një pikë më pak (57).

Jashtë top-5shes janë televizionet si Alsat M me 51 pikë, dhe televizionet Kanal10 e ATV me nga 7 pikë.

Nuk ka të dhëna sa i përket orëve gjatë ditës se kur kanë pasur shikueshmërinë më të lartë këto televizione.

Më poshtë keni pikët dhe matjet për disa prej ditëve të bëra për 24 orë:






Klan Kosova: 5 – 5 – 5 – 5 – 5 – 5 – 5 – 5 – 5 – 5 – 5 – 5 – 5 – 5 – 5 – 5 – 5 – 5 – 5 – 5 – 5 – 5 – 5 – 5 – 5 – 5 – 5 – 5 – 5 – 5 – 5 – 5 – 5 – 5 – 5 – 5 – 5 – 5 – 5 – 5 – 5 | 205

Dukagjini: 2 – 2 – 3 – 2 – 2 – 3 – 3 – 2 – 2 – 2 – 3 – 4 – 3 – 3 – 2 – 3 – 2 – 2 – 3 – 4 – 4 – 3 – 2 – 2 – 3 – 3 – 4 – 2 – 3 – 3 – 4 – 3 – 3 – 2 – 2 – 3 – 4 – 3 – 2 – 3 – 3 | 113

RTK: 3 – 3 – 0 – 1 – 3 – 0 – 0 – 3 – 0 – 4 – 1 – 1 – 0 – 2 – 0 – 1 – 3 – 0 – 2 – 0 – 3 – 2 – 4 – 0 – 2 – 2 – 1 – 1 – 1 – 1 – 0 – 1 – 4 – 0 – 4 – 0 – 3 – 1 – 0 – 1 – 0 – | 58

21: 1 – 4 – 4 – 4 – 4 – 4 – 2 – 4 – 4 – 3 – 4 – 0 – 2 – 0 – 4 – 0 – 4 – 3 – 0 – 1 – 2 – 4 – 3 – 3 – 4 – 4 – 3 – 4 – 2 – 2 – 1 – 0 – 1 – 3 – 0 – 0 – 0 – 4 – 4 – 4 – 4 – 104 pikë

Kanal 10: 4 – 1 – 2 – | 7 pikë

ATV: 1 – 1 – 1 – 1 – 1 – 1 – 1 | 7 pikë

Alsat M: 4 – 3 – 1 – 2 – 4 – 4 – 4 – 1 – 4 – 4 – 2 – 1 – 1 – 1 – 4 – 2 – 4 – 4 – 1 | 51

KTV: 2 – 2 – 4 – 1 – 3 – 2 – 3 – 1 – 1 – 2 – 1 – 1 – 3 – 1 – 1 – 1 – 2 – 3 – 4 – 4 – 3 – 2 – 1 – 3 – 2 – 1 – 2 – 1 | 57

 

You may also like