Kjo nuk pritej/ Arsneal eliminohet nga FA Cup nga skuadra e Championshipit

by admin
Spread the love

Nuk ka shkuar sipas parashikimeve raundi i 32-tave në FA Cup për Arsenal. Topçinjtë luanin në transfertë përballë Nottingham Forest, në një sfidë ku ata cilësoheshin si skuadra favorite për të kaluar më tej.

Megjithatë, Nottingham nuk u impresionua nga rivalët dhe në fushë treguan se ishin të barabartë me Arsenalin, teksa ia dolën ta skualifikonin skuadrën e Mikel Artetës falë rezultatit minimal 1-0.

Goli vendimtar i ndeshjes erdhi në pjesën e dytë të sfidës, në minutën e 83 falë realizimit të Grabban i cili shfrytëzoi më së miri një top të rikuperuar nga të tijtë në mesfushë.

Në këtë formë, mbyllet shumë shpejt rrugëtimi i Arsenal në FA Cup, edhe pse për The Gunners ky është një nga kompeticionet e preferuara teksa kanë triumfuar në 14 raste. Sakaq, Nottingham në turin e ardhshëm do të përballet me skuadrën e Leicester.

You may also like