“Kjo fitore nuk na bën më të fortë se Argjentina”, Bielsa ul entuziazmin

by admin
Spread the love

Marcelo Bielsa udhëhoqi Uruguajin drejt një fitoreje të madhe në Buenos Aires përballë Argjentinës kampione bote.

0-2 triumfuan Darwin Nunez me shokë në duelin e eliminatoreve të Kupës së Botës 2026.

Tekniku i njohur uli entuziazmin në prononcimin pas takimit, duke ftuar djemtë e tij të fokusohen te ndeshjet e radhës. Uruguaji renditet përkohësisht në vendin e dytë me 10 pikë.

Mundëm Argjentinën, por fitimi i Kupës së Botës nga ana e tyre nuk harrohet. Ky sukses nuk na bën më të fortë se ta, vlerësimet dhe elozhet për fitoren tonë janë të ekzagjeruara. Nuk ishte një ndeshje që u vendos nga aspektet taktike.

Ne u mbrojtëm shumë, dhe sipas mendimit tim u mbrojtëm mirë. Nga rikuperimi i topit arritëm të krijonim momente të mjaftueshme futbolli të bukur për të shënuar golat e fitores.

Tani duhet të fokusohemi te sfidat e tjera, pasi shtohet dëshira dhe kërkesa për të regjistruar suksese të tjera”, theksoi 68-vjeçari nga Rosario.


Top Channel

You may also like