“Kjo është rrëmujë e madhe”, Ibsen Elezi takim me personalitetet, kritika ndaj opozitës

by admin
Spread the love

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Ibsen Elezi ka zhvilluar një takim ditën e sotme me personalitete publike në kuadër të zgjedhjeve për kreun e PD-së, ku ka shpalosur programin e tij.

Elezi është shprehur me kritika ndaj qeverisë por nuk i ka kursyer as ndaj opozitës. Sipas tij, shpopullimi i vendit është një problematikë që e ka konstatuar disa vite më parë, teksa thotë se kjo bëhet me planifikim nga ana e qeverisë.

“Kur fokusohemi tek sistemi i Edi Ramës, manipulimi i opinionit është në themel. Kur i has këtë problem edhe në PD, kjo është rrëmujë e madhe. Nuk kapesh një pikë referimi për këto. Rregullat dhe imazhi i kësaj partie është shumë i rëndësishëm për të krijuar shumicën në opinionin publik. Ka të bëjë me faktin që më shumë dhe më qartë, ky sistem sulmohet nga ana e juaj.

Këtë mjegullnajë të opozitës në perceptimin dhe luftën ndaj sistemit, e kam hasur dukshëm në kohë e drejtimit të PD-së nga Lulzim Basha. Në shtator 2018, bashkë me avokatin hartuam një dokument që i bënim një analizë sistemin. E vlerësonim si një sistem nediktatorial ku problem kryesor është shpopullimi. Shumëkush më ka kundërshtuar.

Ndoshta më thanë se janë aludime. Pas 4 vitesh, kjo është një nga debatet. Jam bindur me kalimin e kësaj periudhe, kjo është e planifikuar. Jam bindur sepse edhe njerëzit e katapultuar në majë të sistemit, janë njerëz me mbështetje politike. Ka argumente dhe fakte se këta persona zgjidhen, qoftë edhe në pjesën e partive opozitare, kryejnë shërbime të caktuara. Jam fokusuar shumë tek pikëpamjet e PD-së. Ku do të mbështetet kjo parti, unë personalisht kam kohë që mundohem të jem konçiz në pikëpamjet konservatore që duhet të ketë PD-ja” – tha Ibsen Elezi.

You may also like