Kjo është pozita e re e Kosovës në ranglistën e FIFA—s

by admin
Spread the love

Shtëpia më e madhe e futbollit botëror, FIFA ka publikuar rëndijen e re të kombëtareve.

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka shënuar ngritje për dy vende në ranglistën e FIFA-s.

“Dardanët” tani pozicionohen në vendin e 109-të, pozicion ky më i miri për ta në renditjen e FIFA-s.

Ngritje ka pasur edhe te Kombëtarja shqiptare e cila tani ndodhet në pozitën e 65-të.

Sa i përket tri vendeve të para në renditje nuk ka asnjë ndryshim me Belgjikën që vazhdon të jetë e para, Brazili i dyti dhe Franca e treat.

Interesante është se Argjentina i ka “rrëmbyer” vendin e 4-të Anglisë e cila në këtë mënyrë zbret në vendin e 5-të.

You may also like