Kjo është histori tragjike e shndërruar në një histori shprese. Duhet ta lexoni! – Shqip

by admin
Spread the love

“Quhem Nicholas, Nicholas Green dhe jam 7 vjeç: kam lindur në San Francisco të SHBA në 9 shtator 1987 dhe jam një fëmijë i mirë dhe bujar. Në shtator 1994, shkova me pushime në Itali me prindërit e mi, Reginald dhe Maggie, si dhe me motrën time Eleanor që ishte 4 vjeçe. Për fat të keq, gabimisht ngatërruam makinë dhe hipëm në një makinë të njëjtë me tonën, por që i përkiste një argjendari. Kështu, një grup kriminelash të armatosur na ndoqën dhe në sulmin e tyre, unë mbeta më i plagosuri. Më dërguan në qendrën e neurokirurgjisë në Messina, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, vdiqa në 1 tetor 1994.

Ishte një tragjedi absurde që prindërit e mi arritën ta transformonin në një histori shprese, përmes njëgjesti të madh altruizmi. Mami dhe babi, pavarësisht dhimbjes së madhe, vendosën t’ia dhuronin personave të tjerë organet e mia: zemrën, mëlçinë, pankreasin dhe veshkat. Kështu që vdekja ime nuk ishte e pavlerë, pasi arrita t’u shpëtoja jetën edhe 4 personave të tjerë që kishin nevojë për këto organe.

Në shumë pak kohë, historia ime bëri bujë në botë dhe familja Green mori një sërë letrash dhe mesazhesh vlerësuese nga një numër i madh njerëzish. Vendimi i tyre promovoi akoma më shumë idenë e dhurimit tëorganeve, duke shtuar rastet me dhurim organesh në çdo vend. Sot unë do të isha 34 vjeç. Ndoshta do tëkisha edhe fëmijë. Por, pavarësisht se fati im shkoi ndryshe, unë jetoj jo vetëm në katër personat që kam shpëtuar, por dhe në shumë të tjerë që janë shpëtuar prej shembullit tim të dhurimit të organeve. Sigurisht, do të jetoj përgjithmonë edhe në zemrën e prindërve dhe motrës sime”. – Anonim

You may also like