Kjo është gjendja emocionale e Rita Orës pasi humbi rolin më të rëndësishëm në karrierë 

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Këngëtarja e mirënjohur, Rita Ora, ka përjetuar zhgënjimin më të madh në karrierën e saj.

Artistja para disa ditësh njoftoi se ishte anuluar filmi i saj “Beauty and The Beast”.

31 vjeçarrja, do të luante së bashku me Luke Evans dhe Josh Gad të Frozen në rolin e saj më të madh deri më tani.

Ndërkohë, burimet zbulojnë se Rita kishte përjetuar mjaft rëndë.

“Rita ishte absolutisht e shkatërruar kur i thanë se Beauty And The Beast ishte anuluar. “Ka pasur probleme me skenarin. Askush nuk e ka idenë se sa kohë do të duhet për ta rikthyer filmin në rrugën e duhur”, thoshte burimi.

Një burim i dytë prodhimi shtoi: “Disney janë fansa të mëdhenj të Ritës. Ekzekutivët e lartë atje po e mbështesin atë gjatë gjithë rrugës.”

 

 


You may also like