“Kjo është dosja që ka marrë përmasat e skemave piramidale”, Mentor Kikia: Lajm i mirë nga SPAK

by admin
Spread the love

Analisti Mentor Kikia e cilëson lajm të mirë faktin që SPAK po zhvillon hetimet për inceneratorët, në kushtet kur paralelisht po zhvillohet hetim parlamentar, që siç tha ai po i shërben publikimit të të dhënave të reja.

“Ndikon presioni publik përmes medias apo dhe përmes rrjeteve sociale, ku shprehet një lloj reagimi masiv, për këtë aferë që nuk është më në kuadër të dyshimeve, por kërkon të zbardhet. Faktet e dala deri tani dhe thërritja për të dëshmuar sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, një person që ka qenë përpilues për dhënien e lejeve për tre inceneratorët, kryebashkiaku i Fierit, për të cilin ka një hije dyshimi për një aferë që lidhet me pronësinë e tokës ku është ndërtuar inceneratori. Biem dakord që nuk është një çështje që implikon 1, 2 apo 3 zyrtarë, inceneratorët kanë marrë përmasat e skemave piramidale, ku nga hiçi mbijnë personazhe si Sudja dhe Xhaferri. E njëjta skemë ndodh dhe me inceneratorët, ku tre njerëz shpikën idenë dhe nga buxheti i shtetit vërshuan paratë, për të projektuar inceneratorët”, u shpreh Kikia në studion e lajmeve të MCN TV.

You may also like