Kjo është arsyeja që mundja e refuzoi mirënjohjen e Komitetit Olimpik të Kosovës

by admin
Spread the love

Federata e Mundjes e Kosovës ka refuzuar mirënjohjen e Komitetit Olimpik të Kosovës.

Federatës së Mundjes i ka mbetur hatri që pas kthimit nga Turqia, KOK as që është interesuar për ta.

Falë Zotit delegacioni i Kosovës me disa mundës kanë shpëtuar pa asnjë lëndim por jo dhe pa pasoja psikike që përjetuan nga tërmeti, që mori jetën e mbi 50 mijë njerëzve, disa metra larg tyre, shumë mundës të Turqisë vdiqën tragjikisht.

Nga Federata e Mundjes tregojnë dhe arsyen pse e refuzuan mirënjohjen e KOK-ut.

 “KOK me date 25.02.2023 ka organizuar ceremoninë Laureatët e Vitit.

Në kuadër të ceremonisë kishim ftese edhe delegacioni i FMK-së që ishte në Kahramanmarash dhe përjetuam tmerrin në tërmetin e datës 06.02.2023 në kohën kur FMK merrte pjese në Turneun ‘12 Febrary’, të organizuar nga Federata Botërore e Mundjes në Kahramanmarash të Turqisë.

KOK kishte paraparë të na ndaj mirënjohje delegacionit të FMK-së që kishim shpëtuar nga fatkeqësia e shkaktuar nga termeti.

Por asnjë nga anëtarët e delegacionit nuk shprehi interesim të marr pjesë në këtë ceremoni dhe ti merr mirënjohjet nga KOK.

Arsyeja  e mospjesëmarrjes në këtë event dhe refuzimi për t’i marr mirënjohjet është e thjesht. 

KOK pas kthimit të delegacionit të FMK-së nga Turqia nuk ka shpreh interesim të takoj delegacionin tonë dhe t’i ofroj ndihmë në rehabilitim dhe rikuperim të traumave të shkaktuar gjatë tërmetit në Turqi”, thotë një burim nga Federata e Mundjes e Kosovës për gazetën kombëtare “Bota sot”.

You may also like