Kishin mbetur të gjithë me gojë hapur

by admin
Spread the love

Gjatë ditës së djeshme, në emisionin “Ftesë në 5” nga Bieta Sulo e ftuara e rradhës ishte ish-konkurrentja e “Big Brother VIP” dhe “Për’puthen” Antonela Berisha, e cila është përfolur shumë së fundmi për shkak të pjesëmarrjes së saj të papritur në festivalin “Sanremo” të vitit 2022.

Kështu, ajo ka folur rreth eksperiencës së saj deri më tani, ku tregoi se është e angazhuar me aktivitetet e paradites para spektaklit, kryesisht në intervista të ndryshme me VIP-at.

Ajo shtoi se televizioni shqiptar është shumë ndryshe dhe se ishte ndjerë shumë mirë e ndihej krenare që kishte arritur këtë sukses.

“Jam mësuar në televizionin shqiptar, këtu është ndryshe. Ndihesh shumë… se di të them, kënaqësi e madhe. Rashë direkt në sy me këto veshjet, kishin mbetur të gjithë me gojë hapur. Nuk e kisha imagjinuar që do arrija deri këtu ku jam dhe për këtë jam shumë e lumtur”, u shpreh ajo ndër të tjera.

Rikujtojmë se Antonela e bëri me dije lajmin e pjesëmarrjes në “Sanremo 2022” para pak ditësh, ku lajmëroi ndjekësit e saj duke ripostuar artikujt italianë, ndërkohë që nuk munguan urimet e ndryshme dhe komentet pozitive për ish-konkurrenten e “Big Brother”.


You may also like