Kini frikë nga zoti, mua ma ka shtruar me ar të bardhë. Më prisni deri kur…

by admin
Spread the love

Moderatorja e njohur shqipare, Einxhel Shkira është shtatzënë për herë të parë dhe pret të bëhet nënë. Ajo është shumë aktive në rrjete sociale dhe poston shumë shpesh për ndjekësit e saj foto dhe video në rrjete sociale, me barkun e rrumbullakosur, ku shfaqet edhe në krahët e partnerit të saj, Dj Dagz.

Por veç komenteve të shumta pozitive, duket se në postimet e moderatores ka edhe shumë komente negative, të cilave vetë Einxheli ka vendosur t’i kthehet së fundmi me një reagim të gjaë në rrjetet e saj sociale.

Ajo shkruan se nuk dëshiron që djali i saj të ndjejë të gjithë këtë energji negative që i dhurojnë, por një ditë vetë Einxheli do flasë për gratë që kanë vuajtur gjatë shtatzanisë. Gjithashtu, ajo i këshillon të gjithë këta njerëz të kenë frikë nga zoti.

Postimi i plotë i Einxhel Shkirës në Instagram:

“Hej, ti që nuk kontrollon dot ligësin brenda vetes e hedh vrerin e palumturisë tënde kundrejt dikujt që mbart një jetë të re brenda saj… Nëse stë dhimbset shqetësimi që i sjellë asaj sonte dhe nëse ske frik nga zemërimi i një nëne prej fjalëve që dëgjon nga goja atyre me zemër të zezë… Të paktën ki pakëz frikë nga Zoti sepse ai s’fal askënd që ia gjykon krijesën e vet!

Ki frikë nga mirësitë dhe bekimet që po i heq vetes dhe të keqes që po rrethon vetveten!!! Mëshiro veten tënde edhe nëse ske mëshirë për ata që lëndon helmi gojës tënde!! Unë jam në udhën time…e atë që Zoti më ka shkruar e shtruar me ar të bardhë s’do mundet kurrë ta baltosë asnjë qenie mbi tokë… Veç vetes nëse zgjedh të sillem njejt si JU!! E.SH

Do flasë një ditë edhe për JU të shkretët edhe për çdo vuajtje që ka një vajzë/grua shqiptare gjatë shtatzënisë në këtë vend, ku as të jesh shtatzan spaska qen e lehtë… Por jo sot, jo tani, jo me fëmijën tim në bark se sdo lejoj kurrë që ai të ndjejë energjinë tuaj të zezë!

Por një ditë kur trupi im të më përkas sërish mua dhe të më jetë rikthyer forca ime fizike do dëgjoni se çkam për të thënë!! E deri në atëherë…” – shkruan Einxhel Shkira në Instastory.

You may also like