KINEMA – Divorcohen Sacha Baron Cohen dhe Isla Fisher

by admin
Spread the love

TIRANË, 6 prill /ATSH/- Sacha Baron Cohen dhe Isla Fisher kanë njoftuar se po divorcohen pas dy dekadash së bashku, sipas BBC.

Në një postim në mediat sociale duke njoftuar ndarjen, aktorët thanë se kishin paraqitur kërkesën për t’i dhënë fund martesës së tyre, vitin e kaluar.

Dyshja, të cilët kanë tre fëmijë, u njohën në vitin 2001 dhe u fejuan në vitin 2004.

Duke ndarë lajmin me një foto të tyren ata shkruan: “Pas një ndeshjeje të gjatë tenisi që zgjati mbi 20 vjet, më në fund po i lëmë raketat tona”.

“Ne gjithmonë e kemi pasur prioritet privatësinë tonë dhe kemi punuar në heshtje për këtë ndryshim”, thanë ata në instagram.

“Ne përgjithmonë ndajmë përkushtimin dhe dashurinë tonë për fëmijët tanë. Ne e vlerësojmë sinqerisht që respektoni dëshirën e familjes sonë për privatësi”, sipas postimit të tyre.

Dyshja u takuan për herë të parë në një festë në Sidnej, Australi. Baron Cohen më vonë i tregoi “New York Times” për takimin e tyre të parë, duke thënë se Fisher ishte e mrekullueshme.

Baron Cohen u bë i famshëm në vitet 1990 me personazhin e tij Ali G, gangsterin famëkeq mashtrues që u bë një yll i komedisë.

Ai gjithashtu luajti si Borat, një gazetar nga Kazakistani, dhe luajti rolin e fashionistit të shquar austriak Bruno.

Roli më i madh i Fisher ishte në “Wedding Crashers” në 2005, si dhe në “Confessions of a Shopaholic”. Gjithashtu, ajo ka botuar një sërë librash për fëmijë. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like