KINË – Scholz: Të shmanget përshkallëzimi i mëtejshëm pas sulmeve ajrore të Iranit

by admin
Spread the love

KINË, 14 prill /ATSH-DPA/- Kancelari gjerman Olaf Scholz ka paralajmëruar për rrezikun e çdo përshkallëzimi të mëtejshëm pas sulmeve ajrore iraniane në Izrael.

“Gjërat nuk duhet të vazhdojnë në këtë mënyrë”, tha sot Scholz në metropolin kinez të Chongqing.

“Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm”, shtoi ai.

Scholz edhe një herë dënoi ashpër sulmin iranian.

“Ky është një sulm absolutisht i pajustifikueshëm, është një përshkallëzim serioz i situatës”, tha ai, duke shtuar se nuk ishte aspak e pranueshme, e kuptueshme apo e tolerueshme.

“Gjithçka që mund të bëjmë është të paralajmërojmë të gjithë, veçanërisht Iranin, që të mos vazhdojë kështu”, tha Scholz.

Ai përsëriti solidaritetin e Gjermanisë me Izraelin, i cili kishte çdo të drejtë të mbrohej që nga sulmi terrorist i kryer nga Hamasi më 7 tetor të vitit të kaluar.

Scholz njoftoi se më vonë do të zhvillonte një takim me ministrat përgjegjës për sigurinë në kabinetin e tij.

Ministrja e Jashtme Annalena Baerbock, ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius dhe ministrja e Brendshme Nancy Faeser do të marrin pjesë gjithashtu.

Takimi do të zhvillohet përpara se Scholz të marrë pjesë në një videokonferencë të udhëheqësve të G7 të planifikuar sot pasdite. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like