KINË – Ministrat e Jashtëm arabë dhe myslimanë diskutojne luftën në Gaza

by admin
Spread the love

PEKIN, 20 nëntor /ATSH-DPA/ – Një delegacion i ministrave të Jashtëm arabë dhe myslimanë kërkuan sot shmangien e përshkallëzimit të luftës në Gaza gjatë një udhëtimi në Kinë, ndalesa e tyre e parë e turneut në kryeqytete.

Delegacioni, i cili u takua me diplomatin e lartë kinez Wang Yi, përfshin ministra nga Autoriteti Palestinez, Arabia Saudite, Jordania, Egjipti dhe Indonezia. Ata do të qëndrojnë në Pekin deri të martën.

Wang tha se Kina gjithmonë ka mbrojtur të drejtat dhe interesat e vendeve arabe dhe myslimane.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning tha se Pekini ishte i gatshëm të punonte ngushtë për t’i dhënë fund luftës gjashtëjavore midis Izraelit dhe grupit militant Hamas, i cili sundon Rripin e Gazës.

Pekini ka bërë thirrje në mënyrë të përsëritur për një armëpushim në Gaza dhe vazhdon të mbështesë zgjidhjen me dy shtete të konfliktit izraelito-palestinez.

Lufta shpërtheu më 7 tetor me Hamasin duke shkaktuar vdekjen e rreth 1 200 persona në Izraelin jugor.

“Një ofensivë ajrore dhe tokësore nga Izraeli ka vrarë rreth 13 000 persona në Gaza”, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi.

“Egjipti, i cili ndan një kufi me Gazën, po bën gjithçka që mundet për të lehtësuar dërgesat përmes pikës së kalimit të Rafahut”, tha zëdhënësi i Shoukrit. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like